Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion ku ka bastisur disa institucione në fshatin Osojan të Istogut, në Pejë dhe Klinë, të cilat funksiononin me sistem qeveritar të Serbisë.
Burime të Kosovënews bëjnë të ditur se gjatë bastisjes është larguar një flamur i Serbisë, që ka qenë i vendosur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Osojan.
Gjithashtu, Policia është duke kryer bastisje në të njëjtin fshat të Komunës së Istogut, ku janë bastisur posta dhe ambulanta e fshatit Osojan, ku e njëjta punonte me sistemin qeveritar serb.
Bastisje është duke u zhvilluar edhe në fshatin Gorazhdevc të Komunës së Pejës dhe fshatin Videjë të Klinës, ku po bastiset një shtëpi.