Nga data 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se pesëdhjetë (50) metra në vendbanime dhe me larg se njëqind (100) metra jashtë vendbanimeve.
“Këmbësorë! Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet e tjera të ngjashme që mund t’ju hutojnë! Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar! Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë! Kujdesi shpëton jetë!”, ka njoftuar Policia e Kosovës.