Lëvizja Vetëvendosje (LVV) përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar masakrën dhe dëbimin e ndodhur të shqiptarëve nga Mitrovica në datat 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, përcjell KosovaPost.
Spastrimi etnik i veriut të Mitrovicës, sipas LVV-së ndodhin në sytë e pjesëtarëve francezë të KFOR-it, ku kësaj masakre i priu formacioni criminal ser “Rojat e Urës”.
Lëvizja Vetëvendosje, potencoi se përmes kësaj masakre dhe dëbimi të shqiptarëve, Serbia e kthehu demografinë në favor të saj.
Krahas kësaj, LVV ‘goditi’ edhe ish-pushtetarët dhe qasjen e tyre ndaj kësaj masakre, ku si rrjedhojë e saj edhe ndodhi ndarja e Mitrovicës.
Sot, 24 vite pas masakrës së 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë, edhe pse gjendja në pjesën veriore ka ndryshuar me qeverisjen e re që ka vendosur ligjshmërinë, ka përndjekur e burgosur bandat dhe strukturat kriminale, ka shpallur terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, ka rindërtuar dhe mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre, 3 dhe 4 shkurti ende kërkon adresimin, ende kërkon vendosjen e drejtësisë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! përkujton me nder dhe respekt të rënët e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 dhe vijon të jetë e përkushtuar që drejtësia për ta të gjejë dritë.