Shqiptari Selamet Mehmetaj, i cili ndodhet në burg në Britaninë e Madhe, është kthyer sërish në vëmendje të mediave vendase.
Gazeta “Daily Mail” shkruan se 30-vjeçari i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për pjesëmarrje në një bandë kriminale, vijon të postojë foto nga qelia e burgut.
I cilësuar si bosi i drogës, Selamet Mehmetaj ka postuar imazhe të tij në rrjetet sociale disa ditë pasi me sa duket kishte akses në një celular që dyshohet se ishte futur kontrabandë në burg.?
Pavarësisht se është burgosur, Mehmetaj është rikthyer në rrjetet sociale dhe duket se po e mban veten me të mira që kur u dërgua në burg. Në fotot e postuar shihet se shqiptari ekspozon muskujt, i cili ka lënë edhe një mbishkrim në shqip ku thuhej: “Jeta është si një film”.
