Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës sociale, që financohet nga Banka Botërore. Skema e re ka për qëllim eliminimin e kritereve diskriminuese në skemën aktuale shtetërore dhe nxitjen e punësimit.
Shumë familje që marrin ndihmë sociale në Kosovë, i janë nënshkruar formave të ndryshme të diskriminimit si pasojë e disa kritereve të skemës shtetërore të ndihmës sociale. Për të eliminuar diskriminimet, Ministria e Financave, muajin kaluar, ka filluar një proces reformues të skemës së ndihmës sociale. Ekspertja e komunikimit në kuadër të këtij projekti, Elvira Berisha, i tha Radio Kosovës së ky reformim ka për qëllim krijimin e barazisë dhe uljen e varfërisë.
Kjo reformë është dizajnuar me qëllim të shtrirjes së barazisë, eliminimit të diskriminimit që aktualisht ka skema e asistencës sociale, tha Berisha.
Po ashtu, Berisha ka shpjeguar se skema e re është dizajnuar ashtu që të përfshijë dhe t`i arrijë sa më mirë grupet më të varfra të vendit,sidomos “aktivizimin e përfituesve të skemës sociale në tregun e punës”.
Berisha potencoi se ky proces është i rëndësishëm ngase të dhënat e nxjerra nga ky pilotim do të shërbejnë për hartimin e projektligjit për skemat sociale.
Pavarësisht paralajmërimeve për ndryshme rrënjësore në skemën sociale, për shumë qytetarë është ende i paqartë procesi i reformimit dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ”keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë dhe kush kualifikohet për përfitim”.
Murati ka sqaruar se kjo është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, por dallimi është te heqja e kritereve diskriminuese, siç është ai për të pasur fëmijë nën 5 vjeç. Gjithashtu me skemën e re nuk e ndërpritet me automatizëm ndihma sociale, që në muajin e parë që familja fillon të gjenerojë të ardhura, por i jepet një mundësi për të përfituar nga skema sociale të paktën edhe tre muaj të tjerë.


























