Ministria e Financave njofton se Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave.
Bëhet e ditur se masa ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Deklaratën e Dragan Lesheviqit, Udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit, mund ta gjeni në vegëzën në vijim:
: https://www.facebook.com/MinistriaeFinancave/videos/743791344355160/