Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mabjtur takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bordin e Ndërmarrjes Publike Komunale ‘Trafiku Urban`, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook ai tha se temë kryesore e takimit ishte rrjedha e reformës së trafikut urban në Kryeqytet.
Rama bëri të ditur se gjatë takimit BERZH rikonfirmoi përkushtimin për të mbështetur reformimin e transportit urban.
Po ashtu, BERZH-i rikonfirmoi se procesi i blerjes së 30 autobusëve të rinj në Kryeqytet nuk është pezulluar.
“Palët u dakorduan të punojnë së bashku për të mbështetur NPK “Trafiku Urban” për të tejkaluar vështirësitë në përmbushjen e kritereve për blerjen e 30 autobusëve të rinj.”, thuhet në njoftim.
“Jemi të bindur se së shpejti do të vazhdojmë me blerjen e autobusëve.”, ka shkruar Rama.