Edhe Kosova bën pjesë në trendin botëror për rritjen e numrit të sëmundjeve hematologjike malinje dhe jomalinje.
Në një intervistë me gazetaren Blerinë Doshlaku, Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë Afërdita Ukimeraj, tregoi që janë edhe moshat e reja, ato që bëjnë pjesë në këtë numër.
Ndër të tjera, Ukimeraj ndonëse tha që ka nevojë për t’u bërë më shumë punë në këtë klinikë, ajo theksoi gjithashtu se është bërë përparim i dukshëm në futjen e barnave të reja, veçmas në Klinikën e Onkologjisë, njofton Klankosova.tv.
Ukimeraj, për emisionin “Fol me Arin” në “Radio Klan Kosova” gjithashtu përmendi se edhe ndërtimi për Klinikën e Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë, është duke shkuar shumë mirë dhe se është duke u punuar mjaftueshëm në këtë aspekt e që do të sjellë shumë të mira, si një ndër projektet më të rëndësishme të shëndetësisë.
Tutje e para e Klinikës së Hematologjisë, u bëri thirrje qytetarëve për sa më shumë kujdes në stilin e jetesës por edhe vizita mjekësore më të shpeshta, në mënyrë që të ketë zbulim të hershëm e më pak raste.