Dëmi u shkaktua tre javë më parë.
E se kush qëndron prapa këtij akti terrorist në Varagë të Zubin Potokut ende po bëhen hetime.
Veçse ato krahas vendasve po kryhen edhe nga Byroja Federale e Hetimeve – FBI, që për Klan Kosovën e konfirmoi, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Ky bashkëpunim ndërmjet autoriteteve kosovare dhe atyre amerikane, Nuredin Ibishi thotë se vjen pas kërkesës së qeverisë.
Zbarkimi i FBI-së në Kosovë, marrë parasysh sistemin me të cilin kryen hetime, sipas një ish inspektori të AKI-së është i nevojshëm.
Për shpërthimin në Ibër Lepenc, si të dyshuar janë në paraburgim dy persona.