Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Provimi i jurisprudencës, Sali: Përkrahim maksimalisht juristët shqiptarë

    Provimi i jurisprudencës, Sali: Përkrahim maksimalisht juristët shqiptarë

    Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës

    Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës

    Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

    Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

    KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

    Specialja konfirmon ulëset për ata që kërkuan të marrin pjesë në seancat e fundit në rastin Thaçi e të tjerët: S’pati vend për të gjithë

    Rasti “Epstein” dhe Ballkani sipas Sulejmanit: Jahjaga dhe Pacolli të përmendur

    Rasti “Epstein” dhe Ballkani sipas Sulejmanit: Jahjaga dhe Pacolli të përmendur

    1 muaj parab*urgim për djalin që dyshohet se goditi me sëp@të babanë në Deçan

    1 muaj parab*urgim për djalin që dyshohet se goditi me sëp@të babanë në Deçan

    MB: Serbia të bashkëpunojë për t’i mbajtur përgjegjës autorët e su*lmit në Banjskë e ndaj KFOR-it, t’i ndihmojë hetimet për Ibër-Lepenc

    Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepenc

    Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut

    Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut

    Apeli anulon paraburgimin për nëntë të dyshuarit për manipulime me vota në Prizren

    Apeli anulon paraburgimin për nëntë të dyshuarit për manipulime me vota në Prizren

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Provimi i jurisprudencës, Sali: Përkrahim maksimalisht juristët shqiptarë

    Provimi i jurisprudencës, Sali: Përkrahim maksimalisht juristët shqiptarë

    Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës

    Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës

    Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

    Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

    KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

    Specialja konfirmon ulëset për ata që kërkuan të marrin pjesë në seancat e fundit në rastin Thaçi e të tjerët: S’pati vend për të gjithë

    Rasti “Epstein” dhe Ballkani sipas Sulejmanit: Jahjaga dhe Pacolli të përmendur

    Rasti “Epstein” dhe Ballkani sipas Sulejmanit: Jahjaga dhe Pacolli të përmendur

    1 muaj parab*urgim për djalin që dyshohet se goditi me sëp@të babanë në Deçan

    1 muaj parab*urgim për djalin që dyshohet se goditi me sëp@të babanë në Deçan

    MB: Serbia të bashkëpunojë për t’i mbajtur përgjegjës autorët e su*lmit në Banjskë e ndaj KFOR-it, t’i ndihmojë hetimet për Ibër-Lepenc

    Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepenc

    Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut

    Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut

    Apeli anulon paraburgimin për nëntë të dyshuarit për manipulime me vota në Prizren

    Apeli anulon paraburgimin për nëntë të dyshuarit për manipulime me vota në Prizren

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Kosovapost.net
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pakt i “sikurit”

25 Dhjetor 2024, 9:30
në Kulturë
Pakt i “sikurit”
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Granit Sadiku, studiues i letërsisë

​Krejt letërsia, në thelb, mund të themi se është një pakt me atë që s’është. Me atë që s’duket, por duhet përmes “sikurit”.Qysh nga epi i vjetër i letërsisë sumere, ne e shohim se është e paqasshmja ajo që përbën preokupimin e njeriut. Ajo që ai do tëdonte ta kishte, e që e vajton përmes “sikurit”. Pastaj, po ta zhvendosim më tutje këtë koncept, shohim se primati i tij përfshin, më shumë se letërsinë, vetë filozofinë e jetës. Meqëkoha nuk u bindet dëshirave dhe ec pambarimisht, atëherëgjithmonë do të ekzistojë lidhëza “sikur”. Në këtë trajtë“dëshirore”, letërsia shqipe ka njohur më parë një roman, i cili i përket frymës feministe. Vetë titulli i atij romani (“Sikur t’isha djalë”) aludonte ndryshimin, mospajtimin me realitetin. Ndonëse ishte roman tejet popullor dhe me mesazh të fuqishëm për kohën, premisat e tij filozofike-letrare nuk ishin aq të larta. Dhe kur e themi këtë përfundim, bazohemi gjithmonë te fenomeni qëquhet “mbyllja e veprës”. Disa vepra hapen pasi që të mbyllen, ndërsa disa të tjera thjesht mbyllen.

​Në këtë plan ideor është titulluar edhe romani i fundit i Ag Apollonit, “Sikur t’isha djall”. Ai, si zakonisht në veprat e tij, edhe në titullin e këtij romani e konfuzon lexuesin me kuptimin e dyfishtë – ambigualitetin e tij. Plani i “sikurit” vërehet qysh nëparatekst. Autori i thërret imagjinatës së lexuesit dhe kujtesës sëtij për një pakt. Se për cilin pakt bëhet fjalë, ne e shohim atëherëkur e lexojmë epigrafin – si pjesë e rëndësishme e paratekstit, qëmerret nga Fausti i Goethes: “Ich grüße dich, du einzige Phiole!” Kjo na kthen detyrimisht te pakti i Mefistofelit me Zotin, në dramën më të famshme në letërsinë botërore,“Faustin”. Ajo që i ndodh Faustit, si njeri që ka harxhuar vitet e jetës pas dijes dhe librave, i ndodh edhe personazhit kryesor qëquhet Ag. Ai do që përmes një force të jashtme ta rijetojë edhe një herë historinë e tij të dashurisë. T’i rikthejë dhjetë ditët e bukura në Vjenë, ta rikthejë historinë, ta rikthejë rrjedhën e Danubit dhe kështu të “lahet dy herë në të njëjtin lumë”.

Teknika narrative

​Ata që kanë pasur rastin të lexojnë veprat e mëparshme tëApollonit, veçanërisht romanet: “Ulurima e ujkut”, “Zazen”, “Një fije shprese, një fije shkrepëse” dhe “Kësulëkuqja, përrallëpër të rritur”, kanë mundur ta vërejnë se teknika narrative ështëkryesisht e realizuar nga perspektiva personale. Me gjuhën e Zhenetit – i cili u citua më sipër – mund të themi se teknikat e zakonshme narrative të Apollonit, e bëjnë atë: narrator homodiegjetik dhe autodiegjetik. Në romanin Zazen, për shembull, narratori është homodiegjetik. Ai involvohet nëngjarje, por nuk është tema kryesore e ngjarjes. Ndërsa, nëromanin “Ulurima e ujkut” dhe në romanin për të cilin po bëjmëfjalë (“Sikur t’isha djall”), zëri narrativ është autodiegjetik. Narratori është kryepersonazh i ngjarjes, madje aq shumë ia lehtëson lexuesit afrimin me narratorin (dhe autorin) sa vetëpersonazhit ia vendos emrin “Ag”. Qysh nga hyrja e romanit, qëmban emrin e shkronjës së parë të alfabetit grek “Alfa”, narratori i drejtohet narraterit drejtpërdrejt. Ashtu si një blues qëdo të fliste me ngazëllim për kitarën – “mjetin e tij të punës”, ashtu edhe narratori flet për alfabetin, mjetin me të cilin ai e bën artin e tij. “… le ta marrim alfabetin, le t’i përziejmë shkronjat dhe të shohim çka po del.”

​Perspektiva narrative kalon pastaj te djalli, i cili e vështronpersonazhin kryesor dhe i afrohet që të bëjë pakt me të. Nëplanin psikanalitik, nga perspektiva e paktit të djallit me shkrimtarin ne shohim nivelin e të pavetëdijshmes. Djalli i afrohet atij dhe fillon ta joshë në rrugën e shkëmbimit të shpirtit me plotësimin e dëshirës. Në nënvetëdijen e lexuesit, i cili arrin ta përfytyrojë vazhdimin e ngjarjes nga vetë domethënia e titullit, krijohet ideja se shkrimtari do t’ia dhurojë shpirtin djallit dhe kështu do të vijë në zbatim “sikuri”. Ajo që ndodh, nëmënyrë grotekse e ironike e kthen përmbys përshtypjen fillestare të lexuesit:

“E pashë që s’po më merrte seriozisht, kështu qëvendosa t’ia them trup: “E dua shpirtin tënd.”

“Kurrë s’kam taku djall ma naiv. A mendon se po tëkisha shpirt, do t’isha nda prej saj?”

Unë u zmbrapsa. Si mund të bëja një pakt për shpirtin me një të pashpirt?”

​Dhe nga këtu e tutje nuk rrëfen shkrimtari, por djalli. Ai nuk vendos më ta pyes atë se çfarë ka ndodhur, por përmes trikave të tij hyn në psikologjinë e shkrimtarit, dhe duke vjedhur nga memoria e tij i rrëfen lexuesit tërë ngjarjen. E nënvetëdijshmja dhe e pavetëdijshmja manifestohen vazhdimisht përgjatë zhvillimit të ngjarjes në këtë roman. Nëaspektin e përgjithëm, do të mund të thoshim se janëpersonazhet ato që manifestojnë këto nivele të vetëdijes. Por, me raste shohim se është vetë lexuesi ai që bie në grackën e tëpavetëdijshmes apo të nënvetëdijshmes. Përgjatë rrëfimit shpesh harrohet se cili është zëri narrativ i vërtetë, ndonëse ruhet nënënvetëdije që është djalli. Përveç paralelizimit të ngjarjes nëfillim, ku bëhet fjalë për djallin, shkrimtarin, arkeologun, vajzën nga Durrësi etj., më tutje djalli mbetet i papërmendur, ndonëse ai vetë e rrëfen ngjarjen. Teknika narrative e Apollonit, duke krijuar narracionin që bën fjalë për një histori dashurie të njëvajze nga Durrësi dhe të një kosovari me emrin Ag, e bën qëlexuesi herë pas here pavetëdijshëm të mendojë se kjo ështëautobiografi më shumë sesa letërsi. Ndërsa, skema ështëfaktikisht krejtësisht ndryshe. Figura e djallit, që është figura kryesore letrare në këtë pikë, e bën që kjo histori të jetë në parim letrare, jo domosdo his+story.

​Në fillimin e rrëfimit, teknika narrative manifestohet edhe në kohën e rrëfimit të ngjarjes, duke u përdorur analepsa dhe prolepsa. Fragmentariteti i romanit te hyrja e kapitullit “Ujku dhe nimfa”, është rreth dy të rinjve të cilët i lidh Vjena. Preokupimi dhe dilemat e narratorit që i shpërfaqen narraterit janë jo të vogla karshi asaj që do të shkruhet. Dhe këto dyshime lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen.

“Kështu mund të fillojë kjo histori. Kështu duhet të fillojë kjo histori. Por, kështu s’mund tëfillojë kjo histori. Pse? Sepse nuk është thjesht një histori dashurie; është më shumë një histori marrëzie, që ndoshta as nuk ia vlen të shkruhet, as të lexohet”.

​Narraterit i vjen “hosh” nga fjalia e parë që thuret e shthuret – asocim në fjalën textus – që bëhet në këtë kapitull. Mirëpo, sapo fillon të futet në ngjarje, narratori e shkëput atë. Ai nuk bën ballë që ta tregojë këtë histori, ngase i duket e marrë. Jo e natyrshme për t’u shkruar e për t’u lexuar. Pastaj, me formën e pastishit duke ndërkryer efektin poiumenon, ai duket njëjtë si Javier Cercas kur gjendet përballë një dileme të madhe se a duhet të shkruajë për një mashtrues, apo duhet të gjejë ndonjësubjekt tjetër. Dilema nuk zgjatet aq shumë, të paktën sa zgjatet te Mashtruesi i Cercas-it. Problemi zgjidhet me një stil krejtsarkastik, kur ai arsyeton: “Këtë histori nuk po e tregoj se mëduhet, apo se më shkruhet, por veç se më kruhet.”

​Prolepsa shihet në këtë rast kur narratori rrëfen për vitin 2013. Koha e rrëfimit vendoset para rrëfimit për historinë e shkrimtarit dhe përpëlitjeve të tij me draftin e romanit të cilin po e shkruante. Teknika e rrëfimit këtu krijon një lloj njoftimi tëlexuesit me personazhet rreth të cilave ndodh e tërë ngjarja.Ndërsa koha e rrëfimit, vendoset realisht para rrëfimit për ngjarjen se si ka ardhur deri te bashkimi i dy të dashuruarve nëVjenë. Dhe në këtë rast pra, kur kemi të bëjmë me kapërcim përpara në kohën e rrëfimit, apo hyrje drejt në temë (in medias res) dhe pastaj rrëfimin e ngjarjes nga mesi në fillim, kemi tëbëjmë pikërisht me prolepsë.

“Kur i ke ditët e numëruara, ngutesh që gjithçka ta shfrytëzosh deri në maksimum. E, ata ashtu i kishin, prandaj ditë e natë prekeshin, putheshin dhe i përplasnin trupat lakuriq te njëri-tjetrim me njëurrejtje aq të njohur te çiftet e reja. Nuk ua ndiente për asgjë. Fundja, edhe pse ishin në një qytet të njohur, vetë ata ishin të panjohur.”

​Ndërsa, pasi që është rrëfyer përgjithësisht për një kohë kur dy të rinj dashurohen, dëfrehen e kënaqen mes vete në qytetin e tyre të tëhuajsimit, kthehet koha e rrëfimit te shkrimtari i cili kishte shkuar në Vjenë në atë vit me qëllim që ta shkruante njëroman, i cili nuk i dukej as roman por më shumë draft. Dhe për ne është i njohur ai roman. Për të na e garantuar këtë njohje, qëllimisht na përmenden disa nga kapitujt: Meshë në ferr, Katalogu i Simonidit, Requiem, apo love story, Sa do të doja tëisha qen, etj.

​Analepsën lexuesi mund ta vërejë në vazhdimin e këtij kapitulli, kur zëri i vokalizatorit na rrëfen:

“Kishte kaluar një javë dhe, pos ca anktheve me shkrimin dhe maktheve me gjumin, s’kishte arritur tënxirrte në dritë asgjë. Kishte sjellë me vete një draft romani, në fakt, më shumë skicë sesa draft. Por, nuk ecte.”

Ky kapërcim në kohë të ndryshme krijon qartazi efektin e kërkuar nga autori për ta bërë rrëfimin jo kronologjik por anakronik. Rrëfimi kronologjik në një histori dashurie mund tëkrijojë ndjenjën e pezullimit apo atë të suspensit, dhe kjo manifesohet me ngritjen e patosit letrar. Te romani “Një fije shprese, një fije shkrepësë” e shohim më së më miri këtë efekt. Preokupim i narratorit në atë roman nuk është thjesht të rrëfejë, por edhe ta krijojë shtimungun e kërkuar nga një ngjarje e dhembjes. Ndërsa, në këtë roman kemi të bëjmë me lojë tëvazhdueshme. Kapërcimet në kohë, fragmentariteti, paralelizimi, digresioni, diskursi etj., e krijojnë, në bashkëpunim të ndërsjellëme lexuesin (model), teknikën narrative të Apollonit.

Ndër teoricienë të letërsisë është diskutuar disa herë se cila është më jetike për një rrëfim diegjetik, a është deskripcioni apo narracioni. Nuk mund të ketë rrëfim pa përshkrim, thonëshumica e teoricienëve modernë e postmodernë. Ndërsa në anën tjetër, disa teoricienë thonë se përshkrimi është më i rëndësishëm se rrëfimi. Ngase, rrëfimi presupozon aksionin (lëvizjen), ndërsa përshkrimi stagnimin (qëndrimin në vend).Kjo teori bazohet në idenë e sophos-it të Zenonit, e pastaj tështjelluar shumë më vonë nga Henri-Louis Bergson. Për Apollonin është preokupim narracioni, jo gjithaq përshkrimi. Ndonëse, siç u tha, në thelb nuk mund të rrëfehet pa përshkruar. Mirëpo, “mimetizmi” i Apollonit fillon e mbaron te gjuha, te forma e artikulimit të fjalëve. Gjuha është esenca mimetike – teknika narrative – e tij, e cila sipas Lakanit fillon në vetëorigjinën e të menduarit. Në veprën e tij është më jetik kombinimi sesa krijimi.

Figurat stilistike në roman

Semiotika është lamia e cila ka të bëjë me zbërthimin e figurave brenda një teksti letrar. Në parim, një vepër nuk mund të quhet letrare nëse nuk është e pasur edhe me figurat e saj stilistike. Studiuesi letrar, zakonisht, figurat stilistike mëton t’i gjejë në zhanrin e poezisë, ngase është kruciale që një poezi tëthuret përmes fjalëve me figuracion. Nuk mund të ketë poezi pa figurë, ngase e tilla fjalët do t’i kishte vetëm si stoli e jo si nivel themelor semantik e semiotik të saj. Romani “Sikur t’isha djall” përbëhet nga një sërë figurash letrare, që formojnë kodin i cili duhet të zgjidhet nga ai lexues që, me gjuhën e Eco–s, quhet lexues model (aleopatik). Figurat letrare, në rastin e Apollonit, dëshmojnë diçka të rëndësishme që lidhet me personen dhe stilin e autorit. Në leximet konsistente të veprës së tij, lexuesi i vëmendshëm mund ta vërejë që autori shkruan gjithmonë në njëlloj fryme poetike. Stili poetik, i lojës me fjalë dhe figura, fillon qysh me botimin e librit të tij të parë me poezi – Zomb. Tani do t’i evidentojmë disa nga figurat stilistike, të cilat mund t’i vërejmë në romanin të cilin po e trajtojmë.

• Ironia – Kjo është figura kryesore në veprat e Apollonit, duke marrë parasysh poetikën postmoderne– që ironinë e konsideron figurën kryesore – të cilën ai e njeh mjaft mirë dhe shkruan në atë frymë. Ironia vërehet vazhdimisht përgjatë tërë romanit, por ne do t’i përmendim disa situata konkrete: 1. Rasti kur protagonisti shkon te shtëpitë publike të Vjenës, dhe zgjedh nga një vajzë prej kontinenteve të ndryshme tëbotës. Ai nuk e zgjedh Evropën, ngase mendon se Zeusi e kishte kryer me Evropën, dhe ne të tjerëve na kishin mbetur kontinentet e tjera. Ai e zgjedh natën e parë një aziatike, në të dytën një afrikane, dhe në natën e tretë një amerikane. Ironia sarkastike, që ka njëparabolë tejet interesante brenda vetes, është pjesa kurai bën pyetjen: “E kam të pamundur të shpjegoj se ku e gjeti gjithë atë fuqi për t’ia bërë Superfuqisë.” Kjo ironi është më e thellë sesa të shtjellohet në njëparagraf të këtij primati, mirëpo ajo që meriton tëceket në këtë rast është se autori vazhdimisht i ikëkonformizmit, servilitietit të sipërtheksuar qëshqiptarët janë “pro…”. Shqiptari nuk është “pro…”, është thjesht çështja që akoma s’i ka ardhur rasti “t’ia fuste” Superfuqisë, e cila veç tjerësh kundërmon aromë evropiane. 2. Pastaj është rasti i ironisë së lartë,e cila kalon në blasfemi dhe shprehet me një diskurs fallocentrik. Është pjesa ku protagonisti diksuton me djallin. Ata bisedojnë për urat, për Zotin, për djallin, për brigjet. Të qenit djall është diçka që shkrimtari e do, dhe e do vetëm për shkak se ashtu s’do ta vuante mungesën e engjëllit të tij të dikurshëm. Dhe kur e pyet djallin nëse beson në ekzistencën e Zotit, ai ia kthen: “Ah, po, sigurisht. Zoti ekziston për me lujtëk*** me ne. Nuk më kupton nëse nuk të kanë dështuplanet asnjëherë.” 3. Rasti i tretë është kur shkrimtari flet me vajzën nga Durrësi për moshën, duke e ndërlidhur me rrëfimin paralel për Epidamnin. Shkrimtari presupozon se mosha e tij është dy mijë e pesëqind vjet. “Ajo hapi sytë. Tashmë nuk po e dinte nëse personi përballë po luante, apo ishte i lujtur. “Agnostik asht emni em. Shkurt mundesh me m’thirrëAg. Na kemi le pesë shekuj para Krishtit.” “Na?” “Na, agnostikët.”.” Tipi i kësaj ironie quhet ndryshe ironi kuptimore,  e cila vjen në shprehje kur autori ironizon botëkuptimet e përgjithshme të njerëzve dukenxitur mendimin e tij mbi atë botëkuptim, dhe në këtëmënyrë veçse e pasuron atë. Në këtë rast, ai parasheh që ekzistenca e agnosticizmit është shumë përparaekzistencës së religjionit – “Krishtit”. Dhe loz me dy shkronjat e emrit të tij, të cilave u shton germa që i japin kuptim krejt tjetër. Pra, nga kuptimi i njohur i agimit të diellit “Ag+im”, kalon në kuptim tëfilozofisë së besimit (apo mosbesimit) “Ag+nostik”. 4. Pastaj, rasti kur pasi që kalojnë disa ditë në Vjenë dy të rinjtë e dashuruar, vajza arrin vjedhtazi të lexojëpjesë nga romani i shkrimtarit dhe identifikon disa nga karakteret e përmendura në të, të cilat – sa për ta ngitur xhelozinë e saj – janë femra që ai i ka puthur. Vajza i drejtohet me nervozitet: “Lapërdhar dhe idiot, ja ç’je ti!”. Ndërsa, ai ia kthen: “Ndëgjo, oj motër, edhe shën Agostini ka qenë laper, lapërdhar, po mandej asht ba njeri i devotshëm, bile shenjtor. Edhe shën Pali, nga mizor u ba shenjtor. Njerëzit ndryshojnë. Lumi rrjedh. Konstant asht veç ndryshimi.” Pika e parë ku shprehet ironia ështëthirrori “oj motër”, me të cilën luhet shumë nëaspektin e lidhjes fetare mes njerëzve. Në besimet fetare abrahamike, konsiderohet që ata dhe ato që i përkasin të njëjtit besim janë vëllezër dhe motra. De jure nuk janë, ngase biologjikisht i përkasin prindërve të ndryshëm. Por de facto janë, ngase u përkasin prindërve të njëjtë (Ademit dhe Havës alias Adamit dhe Evës). Kjo tingëllon oksimoron në thelb, dhe prandaj përdoret edhe në këtë rast si pikë e përshtatshme për t’u ironizuar. Është cinike se si ai i drejtohet me “motër” asaj që e ndan shtratin me të.Dhe ironia vazhdon pastaj në përmendjen e emrave tëpërveçëm të shenjtë, sipas krishterizmit, siç janë: shën Pali dhe shën Agostini. Shën Pali, për të cilin dihet se ishte mizor dhe kriminel para pranimit të krishterizmit, dhe shën Agostini – për të cilin dihet se ishte, me gjuhën e autorit, “lapërdhar” para se të bëhej shenjt.Ironia në këtë temë vërehet sidomos në kapitullin “Dishepulli i djallit”, ku shtjellohet konkretisht si bisedë mes personazheve.
• Sarkazmi – Kjo figurë është tejet e shprehur dhe e zakonshme në letërsinë postmoderne. Kur lexuesi e kujton Eco–n, për shembull, nuk ka se si të mos e kujtojë edhe humorin e tij. Ndoshta, shpesh humori i tij ishte më i kërkuar dhe më i vlerësuar, sesa vetë ajo gjuha shkencore e diturore (që ka një vijë të hollë mes “interesantes” dhe “të mërzitshmes”). Sarkazmi (humori) konsiderohet art i vështirë. Ngase, është mjet i duhur për ta dëshmuar inteligjencën ose idiotësinë, gjenialitetin ose imbecilitetin. Vepra e Apollonit karakterizohet me një humor të hollë, shpesh sarkastik, me të cilin ai njëkohësisht ngjall disponim te lexuesi dhe ngrit vetëdijen e tij përballë çështjes tëcilën, nëse mund të themi, e “sarkazmizon”. Nëkapitullin “Homo impostor”, në të cilin bëhet fjalë për pica, pasta, pije dhe persona, shkrimtari dhe vajza nga Durrësi gjenden përballë një situate të palakmueshme me një kamarier pseudoitalian. Përgjatë bisedës mes tyre, kamarierit të rrejshëm i hiqet maska dhe del se është shqiptar. Ai frikësohet se mos vajza përballëështë e huaj, mirëpo qetësohet kur e kupton se ështëshqiptare. Dhe thotë: “Uh, sa në siklet më vutë. Kujtova se vërtet ishit italianë. Sidomos zonja, se ti nuk dukesh,” – tha kamarieri. “Çudi! Nuk i përngjaj hiç Roberto Benignit, a?” Kamarieri s’dinte çfarë tëthoshte. Dukej që s’kishte dëgjuar kurrë për atë emër. (Ky është fati i aktorëve. Sado që mbahen mend për tëfamshëm, del një kamarier që s’i njeh). Viola ndërhyri: “Në fakt, për nga qyfyret, ti i përngjan Adriano Çelentanos.” Pastaj, në kuadër të kësaj figure mund të fusim edhe parodinë, që autori e bën shpesh. Në kapitullin “Statujë dhe smirë”, kemi një parodi (për ata që s’e besojnë për Zot “Hyjneshën në fron”) apo blasfemi (për ata që e besojnë), kur figura e “Hyjneshës në fron” përngjasohet me një grua tëzakonshme që fjaloset me burrin: “Ajo kishte vënëduar në bel dhe e shikonte e inatosur. Atij iu duk si Hyjnesha në fron, ajo që nuk e di se çfarë simbolizonte për të tjerët, po për të përfaqësonte më së miri gruan që i hakërrehej burrit të dehur me atë refrenin e çjerrë: “Ku je kanë deri në këtë vakt? A nuk ki shpi?”Pastaj një situatë tjetër e shkurtë komike (sitcom) haset në kapitullin “Vaj e uthull”, ku shkrimtari i aftë (nëshkrime) tregohet i paaftë (në gatime) dhe gabimisht në vend që të hidhte vaj në tigan për të fërguar vezë, hedh uthull.
• Satira – Si figurë stilistike është mjaft e rafinuar, ngasekrijohet nga një lloj kombinimi mes ironisë dhe sarkazmit. Apo më ndryshe, është një ironi që i mungon maska. Përderisa ironia modifikohet nga njëkod që kërkon zbërthim, satira ia “hapë sytë” lexuesit më shumë përballë asaj që autori kërkon të shtjellojë. Dhe këtë figurë e hasim vazhdimisht përgjatë veprës, sidomos në diskutimet e personazheve për dashurinë, artin, historinë e qyteteve, Zotin, etj., por do tëkujtojmë në këtë rast sa për ilustrim fragmentin nga kapitulli “Varreza e Vjenës”. Të dyja personazhet shkojnë në varreza dhe kështu krijojnë një përfytyrim imazhist shumë poetik. Kjo skenë jep shijen e shkurtësisë së kohës, ashtu si në fillim të romanit kur narratori flet për shkurtësinë e kohës që ndjenin personazhet. Dhe, duke qenë se ata e dijnë që në këtëbotë “çdo i burgosur dënohet me vdekje”, vizitojnëvarrezat të cilat i frymëzojnë në bisedat e tyre për njerëzit e mëdhenj që i ka tretur toka. Satirën e vërejmë si figurë atëherë kur shkrimtari hedh njëparabolë therëse për sistemin politik në Kosovë, ku votojnë edhe të vdekurit! “(…) Mue ma e bukur mëduket Varreza e Vjenës sesa ai vend i mallkuem ku jetoj. Ndoshta për arsye se këtu të vdekunit i varrosin njiherë e mirë, kurse atje, te na, vazhdojnë të vendosin se kujt do t’i jepet pushteti.”
• Parabola – Nga ajo që u citua më herët nga vepra, mund të vërejmë herë pas here parabola që hidhen për qëllime e ide të ndryshme. Parabola si figurë shfaqet zakonisht kur autori, qoftë përmes një historie a idejetë tij, tenton ta ngrisë vetëdijen e lexuesit duke ia hapur atij një tjetër derë (konceptuale). Dhe duke e bërë këtë, ai krijon brenda veprës së tij nocione më tëthella filozofike. Rasti kur përmes parabolës flitet për didaktizmin, respektivisht autodidaktizmin, haset nëkapitullin e sipërpërmendur “Varreza e Vjenës”. Shkolla (shkenca, teknologjia) deri më tani i ka sjellëbotës zhvillim por edhe stagnim. Në shumë raste, është pikërisht “shkolla” ajo që krijon çdo lloj diference mes njeriut të aftë dhe atij të paaftit. Me kartën e nderit (diplomën) një injorant mund tëavansohet dhe një i ngritur të zhvleftësohet. Kështu që, shpesh shkolla i ka sjellë edhe dëme shoqërisë. Kur analizohen zbuluesit, shkenctarët, shkrimtarët e artistët e mëdhenj në aspektin biografik, del se një numër i konsiderueshëm i tyre ishin të pashkollë. Shkrimtari (si personazh e jo si autor) reagon kur flitet për muzikën blues (të preferuarën e tij). “Së pari, bluzin veçoje nga muzika pop, sepse ai asht burimi, rraja, djepi i muzikës; asht gjendje ma shumë se mendje. Sëdyti, mos e mbivlerëso shkollën! Ai që mendon se nëshkollë edukohet, herët a vonë do të pendohet. Mësimi asht vullnet, prandaj përpiqu t’i mirëkuptosh amatorët dhe autodidaktët. Amateur domethanë dikush që do. S’mund të bësh art, nëse s’e do artin. Ata e duan, prandaj zanatin ua mëson dashnia, pasioni, jo mësuesi. Artistët gjithmonë janë autodidaktë. Shkollat janë kampe ku njerëzit disiplinohen, shpesh edhe ndëshkohen, por nuk edukohen. Botën e ndryshojnëata që nuk kryejnë shkollë, ose ata që e kundërshtojnëshkollën.” Dhe kjo në këtë rast, të gjithë neve qëkryejmë shkollë na e krijon një dhembje të llojit tëvetë, për çështjen se sa (s’)na shërben shkolla në jetë. Në fund të fundit, prapë duhet të punosh e të jetosh ashtu si i ke rrethanat, e jo ashtu si e ke shkollimin. Dhe parabola që hedh ky paragraf në lidhje me dallimin e një të shkolluari dhe të pashkolluari përballë një “zanati” siç është muzika në këtë rast, është prezenca dhe mungesa e dashurisë. Ata që nuk kanë shkollë, zgjedhin të bëjnë diçka thjesht pse e duan. Gjë që nuk ndodh gjithmonë me ata që kanëshkollë, të cilët gjërat i zgjedhin jo për shkak se duan,por duhet.
• Epiteti – Zakonisht ku ka mbiemra: “i mirë”, “i keq”, “i gjatë”, “i bëshëm”, etj., kemi të bëjmë me epitete. Epiteti si figurë i përket trungut të përshkrimit (deskripcionit) në një roman. Nga rastet e shumta tëepiteteve në romanin për të cilin po bëjmë fjalë, mund ta përmendim përshkrimin puro imazhist që na jepet në fillimin e ngjarjes kur takohen shkrimtari dhe djalli. “Mund t’ju shoqëroj?” – e pyeta. U kthye dhe më pa me ata sy të kuq. Ishin si të mitë. S’më tha as po, as jo. E ndoqa pas, duke u përpjekur të mos çaloja mëshumë. kështu, pas mesnate, në rrugët vjeneze, ecnim të dy si dy hije të zeza, si dy fantazma.”
• Krahasimi – Në kapitullin që titullohet “Vetulla dhe mustaqe” qëllimisht na paraqiten qysh në titull dy pjesë të ndryshme të trupit që përmbajnë qime, dhe nënjë rast konkret krahasohen mes vete, apo përngjasohen. Vetullat janë karakteristikë e vajzave, qëzakonisht i shquajnë nëpër këngë e poezi (vetull-hollë, vetull-gajtan, etj.,), ndërsa mustaqet janë karakteristikëe burrave (mustaqe-zi, mustaqe-trashë). Në këtë rast, në formë sarkastike shohim krahasimin mes vetullave të trasha të piktores Frida Kahlon dhe mustaqeve tëholla të Salvador Dali–së. “Çka mendon për Frida Kahlon?” e pyeti ajo, duke shikuar portretin e saj nëmaicën e një vajze, derisa shëtisnin buzë lumit. “Mendoj se vetullat e saj polemizojnë me mustaqet e Salvador Dali-së”. Pastaj, figurën e krahasimit e hasim edhe në rastin tjetër, kur shkrimtari dhe Viola flasin për ujkun. Ujku është kafshë që përbën njëburim frymëzimi për shkrimtarin – gjë që lexuesit tëApollonit menjëherë ia kujton romanin e tij të parë“Ulurima e ujkut”. Ndjeshmëria e tij ndaj ujkut krahasohet me ndjeshmërinë e Friedrich Nietzsche-sndaj kalit. “Jam i ndjeshëm ndaj ujkut, si Nietzsche ndaj kalit. Të kujtohet Kali i Torinos? Nietzsche kur e pa fshatarin italian, tu e rrehë kalin, shkoi dhe e përqafoi kafshën e gjorë.” Pastaj gjatë rrëfimit haset vazhdimisht krahasimi i shkrimtarit me djallin, dhe krahasimi nuk qëndron vetëm në përmasa fizike apo personifikuese, por edhe në koncepte më të gjera. Duke u krahasuar shkrimtari (dhe njerëzit nëpërgjithësi) me djallin, dallohet njerëzorja, engjëllorja dhe djallëzorja.
• Disfemizmi dhe fallocentrizmi – Këto figura, jo fort tënjohura në letërsinë shqipe – duke pasur parasysh efektin e saj edukativ dhe didaktik – përbëjnëpërdorimin e fjalëve të ndyta brenda tekstit letrar, qoftë në prozë, poezi apo dramë. Disfemizmi ështëpak a shumë më i njohur sesa fallocentrizmi. Disfemizmi nënkupton përdorimin e fjalëve banale, si: “kurvë”, “m*t”, “pordhë”, etj. Atë e hasim për shembull në frazat: “Unë kam nji alet, ti ke nji magnet. Unë kam dy bole, ti ke dy c*ca. Mirë, ti i ke ma tëmëdha, pra këtu je superiore.” Ndërsa, diskursin e fallocentrizmit e hasim po ashtu shpesh në veprat e tij, dhe kjo në përfytyrimin tonë letrar (si studiues) e krijon origjinalitetin e tij. Fundja, në letërsi anything goes. Te kapitulli “Mozarti dhe muret” shohim ballafaqimin e Agut dhe Violës me një personazh kontradiktor, i cili pretedon nderin dhe dinjitetin, ndërsa në anën tjetër vazhdimisht thotë sharje dhe fjalëtë ndyta. “A ia vlen kjo që ban tash, me bileta?”. “Po, hajt sa mos me vjedhë, q*ja nanën, me nerë t’ksaj zojës. Jeni çift, apo? Burrë e grue?” (…) Motra vetëm i hapi sytë dhe i tha: “Si jeni? Si kaloni?”. “Mos vetë, mut n’tana anët, q*ja nanën, me nerë me thanë. Po veç m’u tranu, se ktyne s’ju ha palla pse ankohesh, oj motër.”
• Aluzioni – Si figurë i referohet inkorporimeve tëteksteve, pamjeve, vokaleve nga artet e tjera brenda për brenda tekstit letrar. Paralelja që tërhiqet nga teksti në muzikë, në film, teatër, pikturë, etj., e zgjeron opusin artistik të shkrimtarit dhe të lexuesit. Kësisoj një shkrimtar nuk komunikon me lexuesin vetëm përmes tekstit të tij bazik, por edhe përmes shijes së tij në film, muzikë, pikturë, etj. Në veprën e Apollonit, qysh prej romanit “Ulurima e ujkut”, lexuesi ka pasur rastin të lexojë letërsi të mbushur me referenca tëndryshme intertekstuale, e intermediale. Dhe kjo ka sjellë frymë të re për lexuesin e Apollonit, si atëshqiptar ashtu edhe atë të huaj, ngase me veprën e tij ai e ka dëshmuar që trendi i “përkthimit intersemiotik” të veprave letrare në filma e shfaqje (a forma tjera tëartit), është shndërruar edhe në përkthim të filmave e shfaqjeve në një vepër letrare. Tani, jo vetëm letërsia krijon filma, muzikë, etj., por edhe ato krijojnë letërsi.Sa i përket referencave intertekstuale, në kapitullin “Heil dichter!” hasim në një pjesë të cituar nga poema “Korbi” e Edgar Allen Poe-s, por të kontekstualizuar. “I bashkoi shuplakat si besimtari para ikone dhe m’u drejtua me zë lutës. “Prophet!” tha, “thing of evil! – prophet still, if bird or devil!” Si një korb i kobshëm gjigand, po e shikoja atë në gjunjë, dhe ia preva shkurt: “Nevermore.” Në raste si këto, nuk ështëintenca e autorit thjesht citimi, por jetësimi i letërsisë. Arsyja pse potencohet “jetësimi i letërsisë” kuptohet më shumë se duke e lexuar këtë studim, duke e lexuar romanin. Mjafton të argumentojmë qëndrimin tonë nëkëtë rast me atë që kemi thënë më lart, se autori mëshumë sesa që krijon, kombinon. Dhe kombinimi kërkon më shumë sesa talent, shije. Më shumë sesa shije, dije. Karakteristikë tjetër që mund ta përmendim në kuadër të aluzionit – njëherit aluzion dhe digresion– është edhe fakti që përgjatë tërë romanit nuk e hasim përmendjen e emrit “Kosovë” asnjëherë, por vetëm “Dardani”. Kjo gjë nuk ishte evidente për veprat e mëparshme të Apollonit, por është specifikë e këtij romani. Nëse e analizojmë nga prizmi i teorisëpozitiviste, që nënkupton përfshirjen e biografisë sëautorit në studim, mund të themi se studimi i Arthur Evans për “Dardaninë”, një libër për të cilin autori i këtij romani ka bërë edhe parathënie, ka pasur ndikim jo të vogël tek ai. “Kosova” është emër që i është vënë“Dardanisë” nga serbët, duke e ndarë atë në dy fusha kryesore: Prona e Manastirit(Metohija) dhe Fusha e Mëllenjave(Kosovo Polje). Dhe ashtu siç është i rëndëpër shqiptarët emërtimi “Metohija”, ashtu duhet të jetëedhe emërtimi “Kosovë”. Në këtë rast, fakti që autori nuk e përdor asnjëherë emrin “Kosovë” por vetëm “Dardani”, është shenjë sensibilizimi edhe për autorët e lexuesit e tjerë, që këtë emër e kemi “dhuratë” nga agresori serb, i cili duke e vënë këtë emër synonte qëherëdokur ta përvetësonte këtë tokë. Ndonëse nuk përmendet Arthur Evans-i, e as studimi i tij për “Dardaninë”, mund të themi se vërehet impakti që ka pasur ky tekst në vetë autorin.
• Truzimi – Ka të bëjë me paraqitjen reale të mendimit tëautorit përballë ngjarjes dhe personazheve. Në rastin, si te kapitulli “Sikuri magjik”, lexuesi konfuzohet aq shumë saqë nuk arrin dot ta kuptojë më se kush ështënarratori, kush autori, kush subjekti që rrëfen, e kush djalli. Duke qenë njohës dhe studiues i mirë i letërsisë, autori i përdor njohuritë e tij të gjera teorike për të na çuar akoma më thellë shtigjeve të panjohura, dhe lexuesi do të jetë potencialisht një Lizë në botën e çudirave. “Siç e dini, narratori është një maskë e autorit, ndërsa djalli një maskë e narratorit. Prandaj, është koha ta pranoj se unë si subjekt nuk ekzistoj. E di që kjo është e çuuditshme, antidekartiane, si tëthuash: mendoj, pra s’jam. Por, është e vërtetë. Dhe mendoj (për aq sa më lejon autori të mendoj) se as Viola nuk ka ekzistuar kurrë. Thjesht atë e solli njëstuhi magjike, sepse shpirti i tij që s’më pranon si binjakun e vërtetë, po vuante për ta gjetur binjaken e vet. Vetëm një mendje e sëmurë mund të dashurohej nënjë karakter letrar.” Konfuzioni që na hapet nëmbyllje të romanit, është nxitje e lexuesit për tëmësuar më shumë, dhe zgjidhje e autorit për të mos e zgjatur më shumë. Këto të dyja janë të papërputhshme, por meqë fuqia vendimmarrëse i takon autorit, ai vendos për fundin ose vazhdimin.

Karakteristika të personazheve

​Personazhet që marrin pjesë në këtë roman, janë: Agu, Viola, Djalli, Kamarieri pseudo–italian, burri me paruke si Mozarti, etj. Personazhet e tjera, përveç Agut dhe Violësdhe Djallit (si figurë), në këtë roman kryejnë thjesht funksion të caktuar. Janë personazhe të zakonshme, që janëtë predestinuara ose për të krijuar situata komike me keqkuptimet e tyre, ose për ta shfaqur një realitet të njëkonteksi të caktuar kohor dhe hapësinor. Pra, në aspektin e ndërtimit të ngjarjes mund të thuhet se janë personazhe dytësore.

​Për sa i përket personazhit Ag, mund të thuhet që si personazh përfaqëson më shumë sesa individin, njerëzoren. Kjo vepër është një lloj manifesti i Faustit të Goethe-s. Ashtu siç paraqiste Fausti më shumë se vetveten, njerëzoren – kur pranon të bëjë pakt me Mefistofelin, ashtu paraqet edhe Agu një anë të errët e të pazbuluar tënjerëzores. Njeriu është kërkues dhe bredhës i rrugës sëlumturisë së tij, ashtu si Agu në këtë roman. Dhe, duke qenë mes dy kohëve të rënda për të, njëra prej të cilave ia kujton plagët (e shkuara) dhe tjetra që e paralajmëron për plagë të reja (e ardhmja), ai gjendet në humbëtirën e tëtashmes duke menduar dhe duke shkruar. Për të shkrimi është e vetmja zgjidhje e tejkalimit të dhembjes. Ngase, siç thuhet, dhembja që tregohet pakësohet. Karakteri i tij përveç tjerash ka hybris, që në tragjeditë antike greke njihej si term që përdorej për ata që ishin kryelartë ndaj perëndive, dhe kjo bëhej shkak i dënimit të tyre. Edhe nëkëtë rast, shkaku i pikëllimit të personazhit lidhet drejtpërdrejt me Zotin. Ai nuk do që të jetë engjëll i nënshtruar i Tij, por do që të jetë hybris – kryelartë, djall. Të bëhet engjëll i duket servilitet, ndërsa djalli që ai e do, i duket se është qenie që asnjëherë nuk është kuptuar nga askush. Tipar tjetër përshkrues që na ipet për personazhin Ag, është përshkrimi i tij si njeri me sy të kuq. Kjo bëhet qëllimshëm, për ta përafruar akoma më shumë personazhin me konceptin e titullit edhe në aspektin deskriptiv. Relacioni i tij në roman është i dyfishtë, me Violën dhe me djallin. Përderisa relacioni i parë ishte histori dashurie, relacioni i dytë vjen si shkak i të parit.

​Viola është një vajzë nga Durrësi, e cila e do letërsinëdhe artet. Ajo bashkohet me personazhin kryesor në qytetin e Vjenës, në një vizitë dhjetë ditore të sajën. Ajo na paraqitet si grua me karizëm, me vetbesim, e mençur dhe e guximshme. Përshkrimi fizik nuk na ipet i detajuar, ngase siç është përmendur edhe më lart, narracioni në këtë romanështë më i theksuar se deskripcioni. Por, më shumë sesa për çështje të përshkrimit fizik, ne njohim nga ajo shijen e saj për letërsi, shijen për art, stilin e të folurit, njohuritë e saj për gjuhët e huaja, etj. Viola e sheh dashurinë në prizëm mëtë thellë sesa Agu. Ajo beson se dashuria është metafizike, është diçka eternale që s’duhet të mbarojë. Ndërsa Agu nëanën tjetër, i premton se s’do ta shkurorëzojë kurrë. Jo për shkak se do të jetë aq i dashuruar në të, por për shkak se s’do të martohet kurrë. Të përbashkëtat e saj me personin që dashuron, janë: xhelozia – që të dy e ndjejnë në raste tëcaktuara për njëri-tjerin, kurioziteti – që e kanë të dy përballë problemeve të jetës, erudicioni – njohuritë e tëdyve janë të gjera, si në fushën e historisë, filozofisë, letërsisë, gjuhës, etj. Viola është një grua e lirë, e cila nuk i ngjason aspak karakterit të veprës me titullin që dallon nga ky roman vetëm një shkronjë “Sikur t’isha djalë”. Ajo ështëpothuajse e ngjashme në ide dhe në konceptualitet me Agun. Ata sikur merren vesh mes vete për kohën e krijimit të lidhjes, për konsolidimin e lidhjes, dhe në fund për ndërprerjen e saj. Viola në këtë rast, çastin e fundit si personazh i veprës e ka me rastin e përshëndetjes dhe puthjes lamtumirëse që ka me Agun. Dhe fundi i tyre është“liri”, jo vuajtje. Por kjo liri, nuk do të ishte ajo që do ta plotësonte shkrimtarin. “Nëse liria, pas një viti, apo pas shumë vitesh, do t’i sillte prapë në krahët e njëri-tjetrit, kjo do të thoshte që ndarja e tyre ishte thjesht pauzë e përkohshme, dhe se urat, edhe nëse ishin djegur, prapëmund të ndërtoheshin.”  

​Djalli, po të bëhej ndonjëherë ky roman inspirim për film nga ndonjë regjisor, do duhej që të paraqitej si karakter më vete. Në roman djalli është figurë, dhe si i tillë sjell për lexuesin koncepte nga pozicioni i tij. Zëri i tij përzihet disa herë me zërin e personazhit kryesor, aq sa shpesh lexuesi mund ta ngatërrojë se cili është cili. Djalli është i përshtatshëm si figurë në letërsi, ngase ka të bëjë me hybris-in, me lojën, me atë që e bën një letërsi pakt të“sikurit”. Djalli është zakonisht mashtrues, që duke krijuar pakte që duken me interes për njeriun, në fakt njeriu humb ndërsa ai fiton. Në rastin e këtij romani, ashtu si në rastin e Faustit, djalli humb. Kur ai shkon me shkrimtarin para statujës së Dichter-it, aty ku kishte filluar gjithçka, e sheh që në ritualin e fitores së tij diçka nuk ishte në rregull. Shpirti i shkrimtarit ndahet nga trupi dhe nis të vallëzojëme engjëj, ndërsa djallit i mbetet në dorë trupi i tij dhe dëshpërueshëm e shikon shpirtin duke iu ngritur lart.Shkrimtari lidh pakt me djallin për shpirtin, dhe ia hedh kur ia dorëzon vetëm trupin. Brenda në njeriun është djalli dhe engjëlli. Është trupi ai që e lidh me djallin, e shpirti ai që e bën engjëllor. Prandaj, çdo pakt i tillë për t’ia shitur shpirtin djallit është i predestinuar të dështojë. Andaj djalli, si figurëdhe si personazh, në fund të fundit është thjesht njëdështak.

Dy fjalë për fund

​Ky roman i Apollonit, ashtu si romanet e tjera të tij, e ruan kualitetin letrar dhe i sjell diçka të re lexuesit. Poetika postmoderne solli në letërsi fundin e realitetit, ndërsa për veprat aktuale letrare mund të themi se sjellin “fundin e fiksionit”. Në një roman të tillë, çdo gjë duket reale, çdo gjëpërfshihet brenda romanit. Romani është shndërruar në njëgllabërues të çdo lloj arti, dhe të çdo lloj historie. Inteligjenca e lexuesit, me zhvillimin e hovshëm tëteknologjisë, ka evoluar. Dhe, ky evoluim i ka edhe dëmet e veta, një ndër të cilat është padurimi për ta ndjekur njëhistori e cila dihet që nga fillimi në fund nuk ka asgjë tëvërtetë brenda saj. Andaj, duhet patjetër të ketë një të vërtetë ku bazohet fiksioni. Apo thënë më ndryshe, “të gënjehet duke e thënë të vërtetën”.

​Shpesh vepra e Apollonit na provokon si lexues për ta eksploruar më tutje mendimin kritik, dhe na nxit përmes dilemave të tij që të krijojmë pikëpamje tjera, qoftë edhe për koncepte bazike. Ajo ka një shumësi kuptimesh, dhe kërkon që të ketë përballë një lexues “maratonik”, nëse mund të quhet kështu lexuesi model i Eco-s. Pra, lexuesi i kësaj vepre duhet të angazhohet edhe përtej librit, nërefenca të ndryshme, në libra, në filma, në muzikë, nëmënyrë që ta akceptojë më mirë botën letrare të autorit.

​“Sikur t’isha djall” si roman, luan në plan të dyfishtëme dy vepra letrare. Njëra është “Fausti” – vepër kapitale e letërsisë botërore, ndërsa tjetra është romani i njohur shqiptar “Sikur t’isha djalë”. Tematikisht, romani orientohet nga drama “Fausti”. Edhe dy personazhet kyçe, në fakt, duken të ngjashme. Mefistofeli është Djalli, Fausti është Agu. Të dy, Faustin dhe Agun, i shtyjnë motive tëveçanta për të bërë pakt me djallin. Të parin e shtyn dëshira për të kaluarën e papërjetuar, ndërsa të dytin dëshira për ta rijetuar atë. Ndërsa, me romanin “Sikur t’isha djalë”,përveç titullit nuk ka ndonjë motiv, a tematizim tëngjashëm.

​Ag Apolloni i përket brezit të ri të shkrimtarëve nëletërsinë shqipe. Romani i tij i parë është botuar në vitin 2013. Është jo fort e zakonshme që studiuesit e mirë, siç është ai, të bëhen edhe shkrimtarë të mirë. Dhe është akoma më e pazakontë që, një shkrimtar të fillojë me kualitet tëlartë letrar karrierën e tij. Është barrë e rëndë për njëshkrimtar, kur ai qysh në veprën e tij të parë ka arritur majën e letërsisë në gjuhën në të cilën shkruan. Kjo, në kulturën tonë, i ka ndodhur Kadaresë me “Gjenerali iushtrisë së vdekur”, Qosjes me “Vdekja më vjen prej syve tëtillë”, dhe Apollonit me “Ulurima e ujkut”. Ky roman i parë, është pasuar me disa romane të tjera, të cilët kanëruajtur dhe kultivuar kualitetin letrar, edhe pse jo çdo vepërka qenë e shkruar në formën, e stilin e njëjtë. Me romanin e fundit, ai na ka sjellur një gamë konceptesh të ndryshme qëlidhen në një lidhje induktive me “sikurin”. Melankolia qëna e ngjall rrëfimi, na duket si të ishte ngjyrim poetik. Dhe fryma poetike e Apollonit vërehet pothuajse në çdo hap tëleximit të prozës së tij. Por, çështja se si manifestohet inkorporimi i gjuhës poetike të tij brenda prozës, përbën temë tjetër nga ajo që u diskutua deri më tash. Shtjellimijonë për paktin e “sikurit”, duket sikur mbaron këtu!

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Provimi i jurisprudencës, Sali: Përkrahim maksimalisht juristët shqiptarë

Provimi i jurisprudencës, Sali: Përkrahim maksimalisht juristët shqiptarë

10 orë më parë
Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës

Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës

11 orë më parë
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

11 orë më parë
KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

Specialja konfirmon ulëset për ata që kërkuan të marrin pjesë në seancat e fundit në rastin Thaçi e të tjerët: S’pati vend për të gjithë

12 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH