Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut. Rama dekoroi sot dy medaljonet e para me rastin e 100-vjetorit për Urdhrin e Skënderbeut, për familjet e dy personaliteteve të ndjera: Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku, dy ish-zyrtarë të lartë të shtetit të ndarë nga jeta kohët e fundit.
Kryeministri Rama vlerësoi figurën e Skënderbeut, duke u shprehur se zgjodhi luftën e drejtë në një kohë të padrejtë.
“Në çdo kthesë të historisë ku shqiptarët janë mbledhur për të venë një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare apo për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë sonë i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pavetëdije nga figura që qëndron në zemrës sonë, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë, zgjodhi luftën e drejtë në një epokë të fundosur në padrejtësi. Pagëzoi i identiteti tonë kombëtarë dhe përkatësisë tonë europiane. Ashtu siç shkruan Kadare, një emër Gjergj e kish si diellin tjetrin si Hënën. Emri i tij na mbledh sërish këtu 100 vjet pas urdhrit të Skënderbeut.
Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti hedhur në themelet e Shqipërisë së re. Një instrument në shërbim të një sistemi vlerash. Madhështia e emrit që kishte e desh që ky urdhër t’i mbijetojë dallgëve të njëpasnjëshme. Urdhri i Skënderbeut i mbijetojë shpatës së monarkisë, zjarrit të diktaturës dhe baltës së tranzicionit drejt demokracisë”, tha Rama.


























