Kosova kryen stërvitjen e radhës, atmosferë pozitive te Dardanët

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka kryer stërvitjen e radhës para përballjes me Turqinë.

 

Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma në finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar theks të veçantë në aspektet taktike të lojës, ndërsa atmosfera në kampin e Dardanëve vazhdon të jetë shumë pozitive dhe motivuese.

Sipas FFK-së, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e fundit nesër në orën 11:00, ndërsa para saj, në orën 10:30, do të mbahet konferenca për media.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish