Për trajnerin e Evertonit, Armando Broja është një pikë referimi sa herë që është i gatshëm për të luajtur.
Sipas Shon Dajsh në ndeshjen e radhës, atë kundër Arsenal, Armando Broja do të jetë në mendimet e tij sa i përket formacionit edhe pse pranoi se shqiptarit i duhet ende kohë që të integrohet plotësisht me grupin.
“Broja do të jetë në ç’do strategji që do të ndërtojmë për këtë duel delikat. Ai kurrë nuk ka qenë larg mendimeve të mia për sa kohë ka qenë i shëndetshëm. E aktivizova për pak minuta përballë Ëolves për t’i dhënë mundësi që të shijonte pak emocionet e ndeshjes. Ai ka një rrugë të gjatë përpara se të rikthehet në maksimumin e tij fizik. Ai po tregon se kërkon të rikthehet kompetitiv në grup dhe më pas të jetë i tillë edhe në fushë”, ka thënë trajneri i Evertonit, Shon Daish. /rtsh