Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth të ardhmes së saj pas datës 4 prill kur përfundon mandati i saj si presidente.
Gjatë një interviste në Syri TV me gazetarin Çim Peka, Osmani nuk pohoi e as mohoi se do të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Do të bëjë atë që është në inertes të qytetarëve të Kosovës. E keni si opsion rikthimin në LDK? Do ta shoh se cili do të jetë interesi më i madh i Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme. Siç e përmenda ne derisa po zhvillojmë këtë intervistë, erdhi vendimi për masë të përkohshme ajo jep pak kohë për t’u sqaruar gjërat, dhe përfundimisht gjykata do ta merr vendimin e vet. Unë do të kryej detyrën time me nder si presidente deri më 4 prill. Pas kësaj do ta bëj një vlerësim të ri konkret në interes të Kosovës, do ta marr vendimin për rrugën përpara”, tha ajo.
Osmani, ka komentuar dekretin e saj që është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se askush nuk është i pagabueshëm dhe se për këtë arsye ekziston ky institucion.