Ashtu sikur edhe të tjerët edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kohën e lirë e kalon në rrjete sociale.
Haxhiu në Instagram iu ka përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve.
Njëra nga ta ishte:
“A e ki njet me fut naj kan pdk ne fllad?” –u pyet ministrja Haxhiu.
E ajo tha se kushdo që është i përfshirë në vepra penale duhet të marrë dënimin e merituar.
“Kompetent për këtë janë policia, prokuroria dhe gjykata. Kushdo që është përfshirë në veprime të paligjshme duket të marrë dënimin e merituar. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për politika reformuese dhe për të cilat jemi duke punuar”, u përgjigj Haxhiu.