Bislim Zogaj, ish-ushtar i UÇK-së dhe aktualisht drejtor i Agjencisë për Komplekset Memoriale tha se në fund të këtij muaji do të hapet konkursi ndërkombëtar për projektin e restaurimit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Për vonesën e këtij projekti, Zogaj në Prime Time ka treguar se u bë për shkak të tri rasteve që ishin nën hetim për keqpërdorim në projektin e komplekseve nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta10.
Ndërsa, në mesin e tyre ka qenë duke u hetuar për keqpërdorim është edhe Memoriali “Adem Jashari”.
“Hetim janë zhvilluar në mermoriali në Meje, në Istog dhe Prekaz, por s’janë gjetur dëshmi të mjaftushme. Shpresoj shumë që në vjeshtë të nisin punimet. Vitin tjetër po besoj që restaurimi do të përfundojë. Do të jetë një projekt gjigand, projekt jashtëzakonisht madhështor, i dinnjitetshme që do të paraqes vlerat kulturore por, mbi të gjitha sakrificën e lavdisë. Pavarësisht qeverive, puna s’do të ndalet. Asnjë qeveri si ka pasë problem mjetet. Por, problem ka qenë projekti.”, u shpreh Zogaj.


























