Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Mira Murati dhe Nvidia njoftojnë partneritet për inteligjencë artificiale

    Mira Murati dhe Nvidia njoftojnë partneritet për inteligjencë artificiale

    Erdogan: Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë

    Erdogan: Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë

    Kabashi: Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)

    Kabashi: Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)

    BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

    Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës

    Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe

    Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe

    Irani nis su*lme të reja me r@keta ndaj Izr@elit, një r@ketë bie pranë Kudsit

    Irani nis su*lme të reja me r@keta ndaj Izr@elit, një r@ketë bie pranë Kudsit

    Shefi i OKB-së emëron grupin për shqyrtim të jashtëm të pavarur të UNRWA-s

    Kreu i OKB-së nis një “udhëtim solidariteti të Ramazanit” në Turqi

    Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-it për FSK-në

    Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-it për FSK-në

    SPAK: Balluku dhe vartësit caktuan fituesit e tenderëve në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe

    SPAK kërkon arrestimin/ Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

A mund të shmanget një Luftë e Tretë Botërore?

08 Janar 2023, 9:15
në Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta e Parë Botërore ishte një lloj vetëvrasjeje kulturore që shkatërroi eminencën e Evropës. Udhëheqësit e Evropës ecën si somnambul – për të huazuar frazën e historianit Christopher Clark – në një konflikt, në të cilin asnjëri prej tyre nuk do të kishte hyrë nëse do të kishin parashikuar se di do të ishte bota në fund të luftës, në vitin 1918. Në dekadat e mëparshme, ata i kishin shprehur rivalitetet e tyre duke krijuar dy grupe aleancash, strategjitë e të cilave ishin të lidhura me programet respektive për mobilizim. Si rezultat, në vitin 1914, vrasja e princit austriak të kurorës në Sarajevë të Bosnjës, nga një nacionalist serb, u lejua të përshkallëzohej në një luftë të përgjithshme që filloi kur Gjermania ekzekutoi planin e saj të gjithanshëm për të mposhtur Francën, duke sulmuar Belgjikën neutrale në anën tjetër të Evropës.

Kombet e Evropës, jo mjaftueshëm të vetëdijshme për mënyrën se si teknologjia kishte përmirësuar forcat e tyre ushtarake, vazhduan të shkaktonin një shkatërrim të paprecedentë mbi njëra-tjetrën. Në gusht të vitit 1916, pas dy vitesh luftë dhe miliona viktimash, palët kryesore ndërluftuese në Perëndim (Britania, Franca dhe Gjermania) filluan të eksplorojnë perspektivat për t’i dhënë fund masakrës. Në Lindje, rivalët Austria dhe Rusia kishin ndjesi të ngjashme. Për shkak se asnjë kompromis i mundshëm nuk mund të justifikonte sakrificat e bëra tashmë dhe për shkak se askush nuk donte të jepte një imazh dobësie, udhëheqësit e ndryshëm hezituan të nisnin një proces formal paqeje. Prandaj kërkuan ndërmjetësimin amerikan. Eksplorimi i kolonelit Eduard House, emisar personal i Presidentit ëoodroë ëilson, zbuloi se një paqe e bazuar mbi status quo-në e modifikuar të paraluftës, ishte e arritshme. Megjithatë, ëilsoni, ndonëse i gatshëm dhe përfundimisht i etur për të ndërmjetësuar, e shtyu deri pas zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Deri atëherë, ofensiva britanike në Somme dhe ofensiva gjermane në Verdun kishin shtuar dy milionë viktima të tjera.

Sipas fjalëve të librit mbi këtë temë, me autor Philip Zelikoë, diplomacia u bë rruga pë pak e shkelur. Lufta e Madhe vazhdoi edhe për dy vite të tjera, dhe mori miliona jetë të tjera, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ekuilibrin e Evropës. Gjermania dhe Rusia u përfshinë nga revolucioni; shteti Austro-Hungarez u zhduk nga harta. Franca ishte përgjakur. Britania kishte sakrifikuar një pjesë të mirë të brezit të ri, si dhe kapacitetet ekonomike, në kërkim të fitores. Traktati ndëshkues i Versajës, që i dha fund asaj lufte, rezultoi shumë më i brishtë se sa struktura që ai zëvendësoi.

A e gjen bota veten sot, në një pikë kthese të ngjashme në Ukrainë, teksa dimri imponon një pauzë të operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë atje? Unë kam shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetjen time për përpjekjen e përbashkët të aleatëve, për t’iu kundërvënë agresionit rus në Ukrainë. Por, tashmë po afron koha për të ndërtuar mbi ndryshimet strategjike që janë arritur tashmë dhe për t’i integruar ato në një strukturë të re, drejt arritjes së paqes përmes negociatave.

Ukraina është bërë një shtet kryesor në Evropën Qendrore, për herë të parë në histori. E ndihmuar nga aleatët dhe frymëzuar nga presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, Ukraina ka frenuar forcat konvencionale ushtarake ruse, të cilët kanë qëndruar mbi kryet e Evropës, qysh prej Luftës së Dytë Botërore. Dhe sistemi ndërkombëtar – duke përfshirë Kinën – po i kundërvihet kërcënimit rus, apo përdorimit të armëve bërthamore.

Ky proces ka risjellë në qendër të diskutimeve, çështjen fillestare të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Ukraina ka arritur të ketë ushtrinë më të madhe dhe efektive tokësore në Evropë, pajisur nga Amerika dhe aleatët e saj. Një proces paqeje duhet ta lidhë Ukrainën me NATO-n, sido që të shprehet. Alternativa e neutralitetit nuk është më kuptimplotë, sidomos pasi Finlanda dhe Suedia të hyjnë në NATO. Kjo është arsyeja përse, në maj, unë rekomandova vendosjen e një armëpushimi përgjatë kufijve ekzistues kur nisi lufta në 24 shkurt. Rusia do të lironte pushtimet e derisotme, por jo territoret që pushtoi pothuaj një dekadë më parë, duke përfshirë Krimenë. Ai territor mund të jetë temë negociatash, pas një armëpushimi.

Nëse vija ndarëse e paraluftës mes Ukrainës dhe Rusisë nuk mund të arrihet përmes luftimeve apo negociatave, mund të eksplorohet parimi i vetëvendosjes. Referendumet e mbikëqyrur ndërkombëtarisht në lidhje me vetëvendosjen mund të vihen në zbatim për territore veçanërisht të përçarë, të cilët kanë ndryshuar vazhdimisht duar përgjatë shekujve.

Qëllimi i një procesi paqeje, do të ishte i dyfishtë: të konfirmojë lirinë e Ukrainës dhe të përcaktojë një strukturë të re ndërkombëtare, sidomos për Evropën qendrore dhe lindore. Me kalimin e kohës, Rusia duhet të gjejë një vend në një rend të tillë.

Rezultati i preferuar për disa, është një Rusi e dobësuar dhe e pafuqishme për shkak të luftës. Nuk jam dakord. Sado e prirur të jetë drejt dhunës, Rusia ka bërë disa kontribute vendimtare për ekuilibrin global dhe ekuilibrin e fuqive, për më shumë se 500 vjet. Roli i saj historik nuk duhet zhvlerësuar. Sprapsjet ushtarake nuk e kanë eleminuar shtrirjen bërthamore globale të Rusisë, gjë që i bën të mundur të kërcënojë me përshkallëzim në Ukrainë. Edhe nëse ky kapacitet reduktohet, shpërbërja e Rusisë ose shkatërrimi i aftësisë së saj për politika strategjike, mund ta shndërrojë territorin e saj të përbërë nga 11 zona orare, në një vakuum të kontestuar. Shoqëritë konkurruese brenda saj mund të vendosin që t’i zgjidhin me dhunë mosmarrëveshjet mes tyre. Të tjerë shtete mund të kërkojnë të zgjerohen me forcë. Të gjithë këto rreziqe do të amplifikoheshin me praninë e mijëra armëve bërthamore, që e bëjnë Rusinë një prej dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.

Teksa udhëheqësit botërorë përpiqen t’i japin fund luftës, në të cilën dy fuqi bërthamore luftojnë për një vend me ushtri konvencionale, ata duhet të reflektojnë gjithashtu për impaktin që ka mbi këtë konflikt dhe mbi strategjinë afatgjatë, teknologjia dhe inteligjenca artificiale. Armët autonome ekzistojnë tashmë, në gjendje të përcaktojnë, vlerësojnë dhe shënjestrojnë ato që ato vetë i perceptojnë si rreziqe, duke qenë si pasojë në gjendje të nisin vetë luftëra.

Një herë që kjo vijë do jetë shkelur dhe armët e teknologjisë së lartë shndërrohen në armatime standarte – dhe kompjuterat shndërrohen në ekzekutuesit parësorë të strategjive – bota do e gjejë veten në një gjendje, të cilën tani as nuk e koncepton dot. Si mund të ushtrojnë kontroll udhëheqësit, kur kompjuterat japin udhëzime strategjike në një shkallë dhe një mënyrë, e cila kufizon dhe rrezikon inputin njerëzor? Si mundet qytetërimi të mbijetojë, në mesin e kësaj vorbulle informacionesh, perceptimesh dhe kapacitetesh shkatërrimtare?

Ende nuk ekziston një teori për këtë lloj bote, dhe përpjekjet këshilluese për këtë temë duhet të zhvillohen – ndoshta negociata kuptimplota mund të nxjerrin zbuluar zbulimet e reja, dhe këto zbulime në vetvete përbëjnë një rrezik për të ardhmen. Kapërcimi i ndarjes mes teknologjisë së përparuar dhe konceptit të strategjive për ta kontrolluar atë, apo edhe kuptuar pasojat e plota të saj, është një çështje po kaq e rëndësishme sot sa edhe ndryshimi i klimës, dhe kjo kërkon udhëheqës që zotërojnë edhe teknologjinë, edhe historinë.

Kërkimi i paqes dhe rendit ka dy komponentë që ndonjëherë trajtohen si kontradiktorë: kërkimin e elementëve të sigurisë dhe të akteve për pajtim. Nëse nuk i arrijmë të dyja, nuk do të jemi në gjendje të arrijmë asnjërin. Rruga e diplomacisë mund të duket e ndërlikuar dhe irrituese. Por përparimi në këtë rrugë, kërkon edhe vizionin, edhe kurajën, për ta ndërmarrë këtë udhëtim. / The Spectator – Bota.al

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Këshilla të psikologëve për fokus dhe qetësi mendore: Mos merrni vendime të rëndësishme me kafen e mëngjesit

Këshilla të psikologëve për fokus dhe qetësi mendore: Mos merrni vendime të rëndësishme me kafen e mëngjesit

2 orë më parë
Pentagoni: Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin

Pentagoni: Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin

2 orë më parë
Mira Murati dhe Nvidia njoftojnë partneritet për inteligjencë artificiale

Mira Murati dhe Nvidia njoftojnë partneritet për inteligjencë artificiale

7 orë më parë
Erdogan: Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë

Erdogan: Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë

7 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH