Maher Al-Assad, vëllai i diktatorit të rrëzuar të Sirisë, Bashar Al-Assad, thuhet se po strehohet në Serbi, sipas mediave turke, transmeton KosovaPost.
“Ne besojmë se ai shkoi përmes Greqisë në Serbi,” tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti për The Gunpowder Chronicles.
Edhe burimet greke thojnë se: “Vëllai i Assad-it, i cili konsiderohet përgjegjës për torturimin dhe vdekjen e shumë qytetarëve në Siri dhe që përhapi rrjetin e prodhimit dhe tregtisë së drogës në të gjithë vendin, ku iku në Serbi nëpërmjet Greqisë”.
Të njëjtat burime bëjnë vlerësime se Mahir Assad, i shqetësuar për përhapjen e këtij informacioni, planifikon të arratiset sa më parë në Rusi, ku është strehuar vëllai i tij i madh Bashar Assad.
Së fundmi, me miratimin e Putinit, Bashar Asadit dhe familjes së tij iu dha azil në Rusi.