Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është shprehur skeptik se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet në mars të vitit 2023.
Sipas ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bashkimi Evropian do duhej t’i thotë Serbisë që marrëveshja të përfundojë në mars, ose t’i vihen sanksione financiare.
“Tani a do të ndodhë marsi? Unë do kisha dashur shumë. Jam shumë skeptik që do të ndodhë sepse Serbia vepron dhe bën kompromise vetëm atëherë kur gjuha është e qartë eksplicite, dhe vendosen instrumente të qarta kundër veprimeve të Serbisë. Unë do kisha dashur që Bashkimi Evropian të thotë në mars përfundon ose të vnojmë sanksione financiare ndaj Serbisë, sepse ajo është në anën e Rusisë”, deklaroi ai.
“Pse duhet ledhatuar Serbia?!”, tha ai ndër të tjerash.