Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka bërë të ditur se ky subjekt sot e mbajti takimin e kryesisë dhe kryetarëve të degëve, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kanë finalizuar orarin elektoral, agjendën zgjedhore, shtabin e përgatitjet e nevojshme për hapjen e madhe!
“Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani! I falënderova për angazhimin në ‘Turneun e Ndryshimit’, u kërkova angazhim monumental në një moment historik për vendin”.
“LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies. Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt! Bëhu ndryshimi!”, ka thënë Abdixhiku.