Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje të bëjë zgjidhje, pasi me partitë tjera e ka një shumicë minimale.
Ai pas dështimit të shtatë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk e di pse LVV nuk po bën zgjidhje.
“I pari të bëjë zgjidhje si i pari, t’i bëjë votat, e ka edhe një shumicë minimale me partitë tjera, nuk e di pse nuk po e votojnë”, tha ai.

























