Kryesuesi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, Artan Abrashi, e akuzoi opozitën për shkaktim të një “krize të panevojshme” pas mosmiratimit të raportit të komisionit.
“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më herët, jemi në një terren të panjohur dhe si do të vazhdohet tutje mbetet e mjegullt”, tha ai për gazetarët në hollin e Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive.
Abrashi tha se anëtarët e Komisionit të përkohshëm, përmes një shkrese, janë njoftuar përmes një letre për dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit dhe i anëtarëve të Qeverisë aktuale, që janë zgjedhur deputetë.