Spanja ka kaluar në finale të EURO 2024-shit pas fitores 2:1 ndaj Francës.
E nisën keq duke pranuar gol në minutën e nëntë pasi shënoi Kolo Muani me kokë.
Mirëpo, 16-vjeçari Lamine Yamal theu rekord duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të Evropianëve pasi barazoi 1:1 me një supergol nga distanca në minutën e 21-të.
Katër minuta më vonë, një autogol i Jules Kounde ktheu avantazhin në favor të Spanjës dhe kësisoj u mbyll edhe ndeshja.
Në finale, Furia e Kuqe do të ketë punë me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Holandës dhe Anglisë.


























