Komisioni Evropian ka konfirmuar se avioni me të cilin udhëtonte presidentja e këtij institucioni, Ursula von der Leyen, u bë shënjestër e ndërhyrjeve në sistemin GPS, ndërsa dyshohet se pas këtij akti qëndron Rusia.
Gjatë afrimit për aterrim, avioni nuk mundi të përdorte sistemet elektronike të navigimit, duke detyruar pilotët të mbështeteshin në metoda tradicionale, përfshirë hartat në letër.
“Ndërsa po i afrohej aeroportit të Plovdivit, sinjali GPS u zhduk. Për të siguruar sigurinë e fluturimit, kontrolli i trafikut ajror propozoi menjëherë një qasje alternative uljeje duke përdorur sisteme navigimi në tokë”, tha Paola Pinho, zëdhënëse e KE-së
Von der Leyen ndodhet në një turne diplomatik në vendet kufitare të Bashkimit Evropian për të treguar vendosmërinë e Unionit në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë.
Zyrtarët evropianë thonë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të qëllimshme nga Rusia, duke theksuar se vizitat e presidentes së KE-së shërbejnë për të parë nga afër “kërcënimet e përditshme nga Rusia dhe aleatët e saj.”
Ndërhyrjet në sistemet GPS janë shtuar që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, por kjo është hera e parë që zyrtarisht konfirmohet se në shënjestër ka qenë niveli më i lartë evropian.
Sipas raportimeve të para, vetëm në një fshat janë gjetur 30 viktima, por shifrat e sakta nuk janë mbledhur ende, pasi bëhet fjalë për një zonë të thellë malore me fshatra të shpërndarë./rtk


























