Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore USS Harry S. Truman u përplas me një anije tregtare pranë Egjiptit në Detin Mesdhe të mërkurën mbrëma, tha të enjten një zëdhënës i Marinës.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen midis anijes luftarake amerikane dhe anijes me flamur panamez Besiktas-M, por zëdhënësi tha se nuk rezultoi në ndonjë përmbytje në bordin e Truman dhe impiantet e tij të shtytjes bërthamore ishin të paprekura, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Nuk u raportua për të lënduar në asnjërën anije, megjithëse anija tregtare pësoi disa dëme, tha një zyrtar i Marinës.


























