Drejtori i Ordinancës Gjinekologjike në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, Zef Ndrejaj, ka thënë se numri i lindjeve në vitin 2022 është i njëjtë me vitin paraprak dhe ka treguar se ka pasur afro nëntë mijë lindje gjatë vitit 2022, që më shumë kanë qenë meshkuj.
Rreth 8810 lindje janë kryer në Klinikën e Gjinekologjisë, prej fillimit të vitit 2022, që shënojnë numrin e përgjithshëm të lindjeve gjatë vitit që po lëm pas.
Sa u përket lindjeve në formë të natyrshme apo operacionale, Ndrejaj ka treguar se nga 8810 lindje, 3020 kanë qenë me prerje ceseriane.
Ndër të tjera, i pyetur për kushtet dhe numrin e lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, Ndrejaj është shprehur se janë të mira, me personel të mjaftueshëm dhe ka theksuar se numri i lindjeve është i njëjtë me vitin e kaluar.