Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli. ka njoftuar se nga dita e hënë nxënësja e klasës së 12 e cila u largua nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë shkaku i vendosjes së mbulesës fetare, do të kthehet në shkoll, përcjell KosovaPost.
Agusholli ka shkruar se i erdhi fundi padrejtësive.
Ai tha se MASHTI ka interpretuar se nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim.
“Sot i erdhi fundi padrejtësive! Nga e hëna, A.D. do të vazhdoj mësimin në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’, bashkë me të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë qe një kohë të gjatë. Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim!” – ka shkruar ai.
Tutje deputeti i VV-së ka shpresuar që rastet e tilla të mos përsëritën kurrë më.
“Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më. Problemet duhet të zgjidhen nga koka, e jo nga bishti!”, ka përfunduar ai.