Kryetari Rama: Falë `Orës së Leximit` fëmijët zbuluan dashurinë për librin

“Më larg teknologjisë dhe rrjeteve sociale! Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, kemi lajme emocionuese për të ndarë! Qyteti i Prishtinës ka mirëpritur rreth 1000 lexues të rinj.
Edukimi i fëmijëve tanë është prioritet për ne, dhe falë iniciativës “Ora e Leximit,” e cila po implementohet nga rreth 40 mësimdhënës të trajnuar nga 25 shkolla të Prishtinës, në bashkëpunim me OJQ-në “The Library Project Kosova”, shumë fëmijë kanë zbuluar një dashuri të re për librin dhe letërsinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai shton se “me shikim drejt së ardhmes, jemi të përkushtuar të sigurojmë që fëmijët tanë jo vetëm ta shijojnë leximin por gjithashtu të kenë qasje në burimet e nevojshme për të përparuar ne aspektin edukativo akademik”.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika