Akil Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris në kategorinë deri 73 kilogramë, duke fituar edhe 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore, përcjell KosovaPost.
Në një atmosferë madhështore, para më shumë se 15 mijë shikuesve, Akili për medalje të bronztë e mposhti xhudistin e Taxhikistanit, Behruzi Khojazoda, që ishte bartësi i gjashtë.
Lufta ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë dhe shkoi në kohën shtesë, ku Akili gjeti momentin e përshtatshëm për të realizuar aksion për uazari.