Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Zahiti.


























