Një person ka humbur jetën pasi u godit nga makina në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, teksa po ngiste biçikletën.
Klan Kosova mëson se viktima është 65-vjeçari me inicialet M.A.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ”Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendngjarje ka humbur jetën çiklisti viktima mashkull/kosovar i moshës 65-vjeçar”, tha Zahiti.
Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.