Ka nisur në Velipojë mëngjesin e kësaj të shtune aksioni i IKMT për prishjen e 11 objekteve në pjesën e rërës. Rreth 65 efektive të policisë së Shkodrës marrin pjesë në aksion, ndërsa forcat e operacionale janë në mbështetje të inspektoriatit.
Një pjesë e bizneseve kanë zgjedhur ti çmontojnë vetë duke mos bërë rezistence ndaj punës, e cila pritet të zgjasë të paktën 2ditë.
Sipas IKMT-së prishjet konsistojnë kryesisht në struktura druri të cilat nuk disponojnë dokumentacionin përkatës për të operuar në bregdet.a2cnn.