Tre persona janë arrestuar nga Antidroga e Policisë së Kosovës në aksionin e koduar si “Pritja”, që u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe Pejë.
Lidhur me këtë aksion Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët.
Autoritetet kanë kapur një sasi të konsiderueshme të drogës, 25 kilogramë marihuanë që kap vlerën e 45 mijë eurove.
Derisa në rastin e dytë të koduar “Kristali”, është arrestuar një person.
Aty është kapur një kilogram kokainë me vlerë mbi 50 mijë euro.