Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka folur për gjendjen e shqiptarëve në Sanxhak dhe problemet që ata ballafaqohen.
Në Klan Kosova, ajo deklaroi se është shtuar numri i të rinjve që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe.
Ndër tjera, ajo shtoi se ata nuk i kanë as të drejtat themelore të njeriut nga shteti serb.
“Kërkesa jonë është të na deklarojnë si njerëz së pari Serbia nuk na jep kurrfarë të drejte për jetë, ne si shqiptarë nuk kemi të drejtë të as të punojmë në punë të shtetit, dhe as të flasim gjuhën tonë, dhe as fëmijët e tonë të flasin punën tonë, nëse dëshirojmë të punojmë në punë të shtetit duhet të deklarohemi se jemi boshnjakë, ose myslimanë me kombësi serbe, nëse deklarohesh shqiptarë dihet se nuk ke kurrfarë të drejte për jetë”.
“Tash, më 2023 kemi 400 veta të deklaruar si shqiptarë, numri është më i madh, si e kanë bërë në Medvegjë i kanë fshirë shqiptarët, edhe këtë e kanë bërë të ne. Prej atyre 380 mijë vetave, ata kanë shkruar se 97 përqind janë serbë, çka nuk është e vërtetë aspak, e vërteta se ne jemi shumicë në Sanxhak edhe kemi me qenë”, ka thënë Nuraj.