Në një ngjarje të veçantë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila synon postin e presidentes së Shteteve të Bashkuara, ka hedhur akuza të rënda ndaj rivalit të saj, Donald Trump. Ajo ka deklaruar se ish-presidenti kishte kërkuar besnikëri nga gjeneralët amerikanë, duke i krahasuar ata me ushtarët e Adolf Hitlerit.
Duke cituar fjalët e ish-shefit të kabinetit të Trump, John Kelly, një gjeneral me katër yje në pension, Harris tha se Trump kishte shprehur dëshirën që ushtria të ishte besnike vetëm ndaj tij, dhe jo ndaj Kushtetutës. “Ai dëshiron një ushtri që e shërben vetëm atë,” theksoi Harris.
Ndërkohë, Trump nuk ka ofruar një përgjigje direkte ndaj akuzave të Harris, por gjatë një tubimi në Gjeorgji, ai ka premtuar se do të shfuqizojë të gjitha politikat mjedisore dhe energjetike të administratës aktuale. “Dita e parë e administratës Trump do të shfuqizojë urdhrin e çmendur të Kamalës për automjetet elektrike,” deklaroi ai, njofton Klankosova.tv.
Përpjekje për ta parandaluar rikthimin e Trump në pushtet, bëri edhe ish-presidenti demokrat Bill Clinton. Ky, në një tubim fushate në Phoenix, tha se republikani ankohet për rritjen e çmimeve, por është Kamala Harris ajo, që sipas tij, që ka ofruar zgjidhje konkrete për uljen e kostove të jetesës në radhë të parë për sa i përket strehimit dhe energjisë.