Pasi janë kualifikuar me plot meritë me votat e publikut në finalen e “Eurovision 2023”, artistja e njohur Albina dhe Familja Kelmendi, kanë sërish nevojë për mbështetjen e shqiptarërve brenda dhe jashtë vendit.
Në finalen e madhe që do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 21, ata do të jenë të përfaqësuar me numrin 10 për të përformuar në skenë, prandaj të gjithë duhet të votoni Albinen dhe Familjen Kelmendi me nr 10.
Përmes llogarisë së saj sociale, Albina ka shkruar: Voto nr.10 që të sjellim Eurovisionin në Shqipëri.


























