Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në prag të Samitit të nesërm të BE-së në Shkup, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me miq ndërkombëtar sinndihmëssekretarin amerikan për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.
“Si vende të Ballkanit Perëndimor kemi nevojë për unitet dhe stabilitet, dhe këtë e biseduam në një atmosferë miqësore ku bashkë konfirmuam pikëpamjet për integrimin në Bashkimin Europian, sepse me këtë tregojmë se kemi potencial lidership për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
“Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, ka shkruar Ahmeti.