Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se në COP28, sapo kanë prezantuar Kontributin e Përcaktuar Kombëtar (NDC), si dhe angazhimet tona si shtet, ku siç ka thënë ai, treguan sfidat dhe arritjet e Kosovës për ndryshimet klimatike dhe reduktimin e emetimeve.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, e cila shprehu qëndrimin guximtar për synimet dhe të arriturat e Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
“Në një panel diskutimi të moderuar me ekspertizë nga Agim Mazreku, patëm nderin që të kemi bashkëbisedues të shquar si z. Norbert Gorißen – Zëvendës i Dërguar për Veprimin Klimatik nga Republika e Gjermanisë; Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Monika Figaj nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë; si dhe Christoph Bals, Drejtor i GermanËatch”, ka thënë Aliu.
Në thelb, siç ka thënë Aliu, gjatë diskutimit, janë përqendruar në qasjen tek mekanizmat e financimit klimatik për të implementuar NDC-në.
“Ne jemi mirënjohës ndaj UNDP për mbështetjen e tyre në agjendën e ndryshimeve klimatike dhe NDC, si dhe ndaj GIZ dhe Qeverisë Gjermane për mbështetjen e tyre të vazhdueshme që zëri ynë të dëgjohet tek komuniteti ndërkombëtar”, përfundon Aliu.


























