Aktualisht në Rafah ndodhen 1.5 milionë palestinezë, shumë të zhvendosur aty në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve të Izraelit.
Organizatat humanitare kanë ngritur në vijimësi shqetësimin në lidhje me situatën e vështirë që është krijuar, pasi civilët rrinë në radhë për të siguruar pak ujë apo ushqim për familjet e tyre.
AlJazeera raporton se katastrofa ka goditur çdo cep të Rripit të Gazës, ndërsa skena të fëmijëve në rrugët e mbushura me rrënoja që përpiqen të gjejnë ushqim për anëtarët e familjes së tyre mund të shihen kudo.
Në pjesën veriore të Gazës, uria ka shkaktuar tashmë vdekjen e të paktën 30 fëmijëve.b.w.