Në Podgoricë është mbajtur Kampionati Ballkanik i karatesë.
Karateistja Alma Loki e kombëtares së Kosovës është kampione e Ballkanit në kata për seniore.
Alma Loki me Flamurin e Kosovës para Serbisë! Serbët të prekur dhe fajësojnë malazezët.
“Përkatësisht, Flamuri i Serbisë dhe Kosovës kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në podium.
Vendin e parë e ka fituar Alma Loki, medaljen e argjendtë e ka marrë Neda Millosheviq, ndërsa pas tyre është shfaqur dukshëm simboli i një vendi të panjohur dhe flamuri i Serbisë.
Pse nuk e ndaloni këtë turp vëllezër malazezë?!
Flamuri i Serbisë dhe ai i shtetit të rrejshëm të Kosovës, njëri përkrah tjetrit”, ka shkruar pamfleti serb “sd.rs”.