Ambasada e Shteteve të Amerikës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit, përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e ambasadës në Facebook, kjo festë urohet edhe në gjuhën shqipe.
“Për të gjithë ata që po festojnë Bajramin në #Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, shkruan në urimin e ambasadës./