Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po qëndron për vizitë në Britani të Madhe, ku është takuar me homologun e saj britanik, Alex Chalk.
Për këtë vizitë të Haxhiut, është deklaruar sot edhe ambasada britanike në Prishtinë.
“Me kënaqësi mbështetëm vizitën e Ministres Haxhiu në Britaninë e Madhe dhe ndanim përvojën tonë në kundërshtimin e dhunës me bazë gjinore, rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë i drejtësisë është gurthemeli i një vendi demokratik”, thuhet në njoftim.