Kosova ka përmbyllur të dielën procesin e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te formimi i institucioneve të reja.
Lidhur me këtë proces, është deklaruar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në një përgjigje për Telegrafin, një zëdhënës i ambasadës ka thënë se SHBA-ja pret të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme të Kosovës.“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada e SHBA-së: Presim të bashkëpunojmë me qeverinë e ardhshme të Kosovës
Kosova ka përmbyllur të dielën procesin e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te formimi i institucioneve të reja.
Lidhur me këtë proces, është deklaruar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në një përgjigje për Telegrafin, një zëdhënës i ambasadës ka thënë se SHBA-ja pret të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme të Kosovës.“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34 për qind të votave, apo 433 mijë e 394 vota.
Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.98 për qind, apo 184 mijë e 318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13.57 për qind të votave, përkatësisht 119 mijë e 201 vota.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5.66 për qind, apo 49 mijë e 698 vota.
Këto zgjedhje janë të katërtat brenda vitit 2025.
Dy herë u votua për Kuvendin e Kosovës, pasi nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk u arrit formimi i institucioneve të reja, ndërsa dy herë të tjera qytetarët votuan në zgjedhjet lokale, në rundin e parë dhe atë të balotazhit.



























