Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe, duke folur në një intervistë për “Telegrafin” ka nënvizuar mbështetjen e sigurisë së Kosovës si “themeli i marrëdhënieve” në mes të Prishtinës dhe Londrës.
“Siç tha Lord Cameron kur e vizitoi në janar Kosovën, Britania e Madhe mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe ne do të vazhdojmë ta mbrojmë atë. Si pjesë e kësaj ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për ta siguruar këtë. Ne presim që të dyja palët të zbatojnë me mirëbesim angazhimet detyruese që kanë marrë, diçka që unë e di se do të duhet guxim dhe vizion për ta bërë”.