Në nderim të festës së Fitër Bajramit, ambasadori i Turkiye-s, Tunç Angılı ka vizituar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, transmeton Kosova Post.
Duke uruar myfiun Tërnava, Kryesinë e Bashkësisë Islame, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarët islamë për Festën e Fitër Bajramit,
ambasadori i Turkiye-s, Tunç Angılı, tha se kjo festë e rëndësishme përmban mesazhin e qartë dhe shumë të sinqertë për fisnikërimin e shpirtit, si një formë e falënderimit ndaj krijuesit përmes agjërimit dhe sakrificës.
Ai u prit nga kreu i Bashkësisë Islame myftiu Naim Tërnava.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.