Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluat një takim me homologun e tij nga BE-ja, Aivo Orav.
Malaj thotë se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur dhe për të biseduar mbi çështje të rëndësishme për bashkëpunimin tonë dhe Kosovën.
“Ky ishte takimi i parë me Ambasadorin Orav ku përmes një bashkëbisedimi shumë të hapur theksuan nevojën për avancimin e shpejtë të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke evidentuar faktin se avancimi i Dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa vonesa nën ndërmjetësimin e BE-së”.
“Integrimi në BE i vendeve tona do të sjellë sigurinë dhe mirëqenien shumë të dëshiruar në rajon”, ka shkruar Malaj në Facebook.