Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se pas incidenteve të shumta në veri, prania e Policisë duhet të rritet atje, në mënyrë që të shmangen të tjera raste.
Ai ka përmendur rastin e Banjskës dhe raste të tjera ku janë hedhur granata dore, ku ka shtuar se është normale që të rritet prania e Policisë kur diçka ndodhë në veri.
“Mendoj se pakicat, serbët e Kosovës, duhet të pranojnë se kjo është Kosova dhe të bashkëpunojnë, të integrohen në vendin ku jetojnë dhe pastaj të kenë mundësi të kenë ndikim në vendimet që merren dhe jo duke bojkotuar. Pra, jo çdo gjë është në rregull, duhet të shtrihemi më shumë tek pakicat dhe na duhet një mënyrë tjetër që minoritetet të pranojnë të jetojnë në Kosovë. E dini, po, ne e mbështesim Kosovën si shtet të pavarur dhe se na duhet një shoqëri multietnike dhe demokratike”, ka deklaruar Rohde.