Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka vizituar Birrarinë Peja,
ku u mirëprit nga pronari Blerim Devolli. Diskutimi i tyre u fokusua në rritjen
e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e eksporteve të birrës kosovare në
tregun turk.
Takimi u shënua me diskutime rreth mundësive të reja të bashkëpunimit dhe
zgjerimit të lidhjeve tregtare me bizneset turke.
Në këmbim të ideve me përfaqësuesit e birrarisë, Ambasadori Angili vlerësoi
bashkëpunimin aktual dhe u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike.
Ai shprehu mbështetjen e ambasadës për fushata dhe projekte që
do të promovojnë e do të forcojnë edhe më tej këtë partneritet.
Vizita e Ambasadorit Angili në Birrarinë Peja është një dëshmi e angazhimit të
Turqisë në Kosovë dhe synon të hapë rrugë për një bashkëpunim edhe më të
ngushtë mes biznesit lokal dhe investitorëve turq, teksa Kosova vazhdon të
rritë profilin e saj si një partner i besueshëm tregtar në rajon.