Ylli i filmave Angelina Jolie po kalon gjithnjë e më shumë kohë me aktorin Paul Mescal dhe në rrjetet sociale kanë nisur të përhapen thashetheme se dyshja e njohur janë në një lidhje.
Paparacët i kanë fotografuar në një kafene në Londër, ku iu ishte bashkuar edhe vajza 16 vjeçare e aktores. Mescal së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren Phoebe Bridgers. Mediat amerikane raportuan se ajo e tradhtoi duke publikuar një fotografi teksa puthej me Matty Healy. Ndërkaq, Angelina dhe Brad Pitt u divorcuan në vitin 2019.
Rikujtojmë, se ylli hollivudian u largua nga roli i saj si e dërguara speciale në agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR, pas 20 vitesh fushatë në mbështetje të njerëzve të zhvendosur me forcë në mbarë botën. Jolie, në një deklaratë të përbashkët me UNHCR-në, tha se dëshironte të trajtonte një grup më të gjerë çështjesh humanitare dhe të të drejtave të njeriut.
Jolie ka pranuar se më parë ka menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë. Aktorja 47-vjeçare foli hapur për problemet e shëndetit mendor që e kanë munduar. Në vitet e para të karrierës, ajo tha se kishte mendime vetëvrasjeje. Kur ishte 19-vjeçe, ajo bëri përpjekjen e saj të parë për vetëvrasje.