Ankandi i tretë i letrave me vlerë mbahet më 12 mars 2025

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 12 mars, 2025 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2025.

Bëhet e ditur se në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Tutje bëhet e ditur se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, luten të kontaktohen me ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish